Haziri flet për Ushtrinë, e quan Qeverinë mosmirënjohëse

Aktuale December 13, 2018 - 23:24
Lexo Detajet

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka kritikuar bartësit e Qeverisë së Kosovës se janë treguar mosmirënjohëse ndaj Bashkimit Evropian, me rastin e krijimit të ushtrisë.

Por sipas tij, pa partnerët Europian, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE.

“SHBA’të janë bartësi kryesor ikëtij procesi, por në parneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, ka thënë Haziri përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Image