Veseli takon kongresistin Eliot Engel

Aktuale December 13, 2018 - 19:06
Lexo Detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në përmbyllje të vizitës zyrtare në ShBA ka takuar kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili i ka dhënë përkrahje të parezervë për ecjen përpara të shtetit të Kosovës, për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe reformat në ekonomi e sundim të ligjit.

“Me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. Ai edhe një herë më shprehi përkrahjen e parezervë për ecjen përpara të shtetit të Kosovës, për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe reformat në ekonomi e sundim të ligjit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, transmeton zeri.info.