Haradinaj u prezanton ambasadorëve të Quintit draftin e marrëveshjes me Serbinë

Aktuale December 13, 2018 - 16:12
Lexo detajet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quint-it, ku ka paraqitur draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ambasadorët e Quint-it, ka paraqitur  draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ai ka thënë se ky draft-dokument është dokument mbështetës për procesin ekzistues të dialogut, si dhe aspektet që ndërlidhen me përshpejtimin e këtij procesi.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka thënë se ditët dhe javët në vijim, ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët.

Ky është postimi i plotë:

Sot, përpara ambasadorëve të vendeve të Quint-it, kam paraqitur draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ky draft-dokument është dokument mbështetës për procesin ekzistues të dialogut, si dhe aspektet që ndërlidhen me përshpejtimin e këtij procesi. Shefi i Dialogut Teknik, Avni Arifi, ka prezantuar kapitujt, që për ne do të përbëjnë parametrat kryesorë të marrëveshjes, e cila do t’i hapë rrugë normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Draft-dokumenti me anekset përcjellëse, iu është dorëzuar edhe të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike. Në ditët dhe javët në vijim, ky draft-dokument do të diskutohet me të gjitha palët në shoqërinë tonë, për të arritur te dokumenti përfundimtar, ku do të përfshihet ekspertiza e të gjithëve. RH. 

Image