Hoxhaj: Ushtria e Kosovës gati t’u shërbejë të gjithëve

Aktuale December 13, 2018 - 14:42
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në prag të votimit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ka shkruar se përgjatë një dekade pavarësi FSK e ka dëshmuar se është institucion profesional, multietnik dhe i trajnuar me standardet e NATO-s.

“Duke synuar t'i shërbejë të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë në Kosovë, tani është koha për të kaluar në Forcat e Armatosura”, shkruan Hoxhaj në Twitter.

LEXO EDHE: Ambasadori amerikan: Votimi për FSK-në, historik

Shtoi së bërja e Ushtrisë së Kosovës është hap drejt Ballkanit më paqësor dhe më të qëndrueshëm.

Ndryshe, nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Themelimi i Ushtrisë po përkrahet fuqishëm nga Amerika.