Simiq: KFOR-i t’i drejtojë forcat kah jugu

Aktuale December 13, 2018 - 14:02
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, deklaroi sot për TV Most, se nëse KFOR kujdeset për sigurinë e serbëve, por edhe mandatin që i është besuar nga Rezoluta 1244, ai duhet t'i drejtojë forcat e veta në jug dhe në zonat serbe, dhe jo ndaj Serbisë.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq konfirmoi sot në Beograd se një kolonë e madhe e automjeteve të KFOR-it, e cila përfshin automjete për thyerjen e barrikadave dhe bllokadave, hyri në veri të Kosovës.Ai theksoi se kjo, përveç formimit të shpallur të Ushtrisë së Kosovës, gjithashtu ‘sjell frikë në mesin e popullatës serbe’.