Hoti përshëndet qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin e Serbisë drejt BE-së

Hoti përshëndet qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin e Serbisë drejt BE-së

Aktuale dhjetor 13, 2018 - 13:56
Lexo tjera detaje

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përshëndetur qëndrimin e Gjermanisë që po e kushtëzon progresin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mendësia gjeopolitike e Serbisë duhet të ndryshojë rrënjësisht përpara se asaj t’i hapet rruga drejt BE-së.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“Përshëndesim qëndrimin e Gjermanisë, që po e kushtëzon progresin e Serbisë drejt BE-së.

Mendësia gjeopolitike e Serbisë duhet të ndryshojë rrënjësisht përpara se asaj t’i hapet rruga drejt BE-së. Orientimi momental i Serbisë nuk është në përputhje me objektivat për integrim euro-atlantik që ka Ballkani.

Kushtëzimi i Serbisë drejt BE-së duhet gjithashtu të lidhet me ndërtimin e raporteve normale me fqinjët e saj dhe, mbi të gjitha, me ndalimin e menjëhershme të agresivitetit të saj kundër shtetit dhe popullit të Kosovës.

Për paqen dhe sigurinë evropiane, kjo qasje e Gjermanisë duhet të bëhet politikë zyrtare e BE-së.

BE-ja duhet t’i ndihmojë popullit serb, sepse pa dyshim që ka nevojë për ndihmë për tu shkëputur nga e kaluara dhe nga orientimi i gabuar gjeopolitik.