Mediat serbe: Rreth 50 makina të KFOR-it janë nisur në drejtim të Leposaviqit

Aktuale December 13, 2018 - 11:11
Lexo detajet

Rreth 45 makina të KFOR-it sot rreth orës 10 të mëngjesit janë parë duke shkuar në drejtim të Leposaviqit.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, këto makina janë parë duke bartur edhe pajisje të cilat shërbejnë për të krijuar barriera, dhe ekskavatorë ndryshëm, dhe makina ndërtimi, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: 'AP': Plani i Kosovës për krijimin e ushtrisë ringjall tensionet e vjetra në Ballkan

Sipas këtij medium, lëvizja të tilla të KFOR-it në veri po vijnë në kohën që janë ngritur tensionet pas përpjekjeve të Kosovës për të formuar ushtrinë dhe mbështetjes që ka marrë nga aleatët për këtë nismë.

Komandanti i Forcave të NATO-së, admiral James Fogo, dje ka thënë se krijimi i ushtrisë është një  vendim sovran i Prishtinës.