Mogherini: Të punojmë pa u lodhur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Aktuale December 13, 2018 - 10:18
Lexo detajet

“Qëllimi ynë i përbashkët është që të gjitha shtetet e Ballkanit të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin – janë detyra urgjente sipas Federica MogherinitPërfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini ka thënë, në një debat para europarlamentarëve, se integrimi i Ballkanit Perëndimor është njëri prej prioriteteve të politikës së jashtme evropiane.

“Qëllimi ynë i përbashkët është që të gjitha shtetet e Ballkanit të hyjnë në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE: Sot fillon samiti i BE-së në Bruksel, cila do të jetë kërkesa për Kosovën?

Kemi dy detyra urgjente.

E para – të punojmë pa u lodhur me miqtë tanë në Beograd e Prishtinë në mënyrë që të arrijmë marrëveshjen me ta për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu, duhet t’i hapim bisedimet me Shkupin e Tiranës”, ka thënë Mogherini në debatin rreth miratimit të raportit mbi politikën evropiane të jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes, të cilin Parlamenti i Evropës e ka miratuar dje. /alsatm