Nënkryetari i Listës Serbe: Kosova po do zjarr politik

Aktuale December 12, 2018 - 23:54
Lexo Detajet

Lista Serbe pret që BE-ja dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare deri të premten të bëjë presion të fuqishëm ndaj Kosovës që ajo të heqë dorë nga formimi i Ushtrisë, thotë Slavko Simiq.

“Nëse kjo ndodh të premten, është krejt e sigurt se do të ketë tensione të reja dhe Kosova do të krijojë një zjarr serioz politik që do ta përdorë ndaj popullatës serbe Beogradit dhe është krejt e sigurt se tymi nga ky zjarr do të ndjehet në gjithë rajonin”, ka thënë nënkryetari i Listës Serbe për TV Prva.

Ai ka paralajmëruar se nëse Kuvendi e voton FAK-n, Lista Serbe do të ushtrojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.