Dobruna tregon se kur do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Aktuale December 12, 2018 - 20:04
Lexo Detajet

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka sqaruar se ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale, nuk i është bërë për sot, por për nesër.

Dobruna në një prononcim për Insajedrin ka thënë se informacioni që do të intervistohet sot ka qenë i gabueshëm, pasi siç ka thënë ai, sot ka pas të bëjë vetëm caktimin e terminit, për tu intervistuar nesër.

“Informacioni se kam pas të intervistohem sot ka qenë i gabueshëm, sepse un sot kam pas me caktu terminin për tu intervistuar nesër, dhe jam duke prit për mem thirr”, ka thënë Dobruna.

Deri tash, ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë, Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Safet Syla (ish-ushtarin e UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës), Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit), dhe Remzi Shala (ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut).

Shala ka thënë se nuk do të përgjigjet po do të refuzojë pasi që nuk e njeh Gjykatën Speciale.