Shala: FSK-ja e gatshme për mbrojtje dhe transformim në ushtri

Aktuale December 12, 2018 - 18:03
Lexo tjera detaje
Image

Këtë të premte Kuvendi i Kosovës pritet t’i miratojë projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, në lidhje me këtë çështje Kosova sot ka marrë mbështetje edhe nga komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, shkruan "Zëri.Info".

Sipas analistit Drizan Shala, mbështetja që Kosova mori nga admirali Foggo për transformimin e FSK-së në ushtri, është bërë që t’ju ndryshohet mandati dhe misioni për të mbrojtur hapësirën territoriale të Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE: Admirali Foggo përkrahë ushtrinë e Kosovës

Shala po ashtu ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës  ka arritur kapacitetet që i ka përshkruar NATO qysh në pjesën e parë të 2014-ës dhe se FSK ka pritur deri tani vetëm skenën politike për transformim.

“Sa i përket procesit për dhe mbi  FSK-në mund të themi që ky institucionet ka përmbyllur gjithë procesin që pjesën e parë të 2014 mbi arriturat e kapaciteteve që ishin përshkruar edhe nga dy mekanizmat të NATO-se siç janë  NALT-i dhe DIRI dhe që nga ajo kohe FSK-ja ishte duke pritur vetëm skenën politike për ti jap dritë gjithë procesit për transformim me ndryshime kushtetuese apo edhe ligjore”, deklaroi Shala.

Tutje Shala po ashtu për “Zërin”, ka deklaruar se FSK është e gatshme për tu mbrojtur dhe duhet transferuar në Ushtri të Kosovës.

“Institucioni i sigurisë ( FSK-ja ) është organizatë e krijuar nga NATO-ja për gjatë procesit të shpërbërjes se TMK-se në FSK-ë dhe arritjes se kapaciteteve të plota operationale të FSK-së kjo ka monitoruar dhe mbikëqyr dhe e mbështet ketë hap të rëndësishëm edhe për aleancën veri atlantike FSK-ja është e gatshme për të mbrojtur dhe ndryshuar në ushtri”, tha ai./ZËRI