Krisje të raporteve me Ilir Dedën? Kusari-Lila e ka një lajm të rëndësishëm

Aktuale December 12, 2018 - 18:09
Lexo Detajet

Ditëve të fundit u raportua për krisje të raporteve mes liderëve të ‘Alternativës’, Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës.

Kryetarja Kusari-Lila e ka pranuar se me Dedën mund të ndryshojnë në qëndrime për çështje të caktuara, por që këto i ka demokracia, transmeton zeri.info

Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se me Dedën i ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Demokraci do të thotë liri e mendimit, fjalës dhe veprimeve të lirë konform ligjeve në fuqi. Sot dua të ju komunikojë se #Alternativa është më e fortë se dje dhe më e dobët se nesër. Se mund të dallojmë në zgjidhjet për çështje të caktuara në mes nesh, nuk do të thotë se nuk i ndajmë vlerat dhe parimet e njejta. Nëse njerzit dallimin e mendimeve e marrin si fund të një subjekti, ne e marrim si vlerë dhe e kultivojmë atë. Më shumë mendime, më shumë ide dhe më shumë zgjidhje kreative. Për atë edhe quhemi #Alternativa #Kosova #MundësitëEReja #newchallengesnewideas”./ZERI/