Austria konfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale December 12, 2018 - 16:07
Lexo Detajet

Shteti austriak ka rikonfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën në veçanti dhe proceset integruese në përgjthësi, shkruan zeri.info.

Këtë e ka thënër ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler gjatë takimit me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

“Ambasadori Pfandler, ritheksoi dhe vlerësoi angazhimin e Ministres si dhe institucioneve të vendit për plotësimin e të gjitha kritereve, duke ritheksuar se Austria e ka mbështet dhe vazhdon ta mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Ai po ashtu, vlerësoi angazhimin për zbatimin e Reformave nga Agjenda Evropiane si dhe MSA-ja”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Integrimit Evropian.

Ndërkohë Hoxha vlerësoi kontributin e Austrisë qysh nga koha kur e kishin presidencën në BE, vizitat dhe kërkesat e vazhdueshme për liberalizimin e vizave./ZERI/