Komisioni për Komunitete dënon ndaljen e Slobodan Petroviqit në Serbi

Komisioni për Komunitete dënon ndaljen e Slobodan Petroviqit në Serbi

Aktuale dhjetor 12, 2018 - 15:27
Lexo Detajet

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim,  sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku mes tjerash u diskutua për ndalimin e jashtëligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit, Slobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë serbe në kufirin Kosovë-Serbi, përkatësisht në pikën kufitare në Mendarë.

Më datën  8 dhjetor, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Serbi, deputeti i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petroviq, është ndaluar nga policia serbe ku është mbajtur për disa orë duke u marrë në pyetje nga  pjesëtarë të shërbimit informativ serb (më tej BIA). Për orë  të tëra  deputeti  Slobodan  Petroviq  i është nënshtruar  presionit direkt të Serbisë për  punën e tij, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.

Andaj, Komisioni Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka nxjerrë një deklaratë:

1. Dënojmë ashpër ndalimin e paligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve nga policia serbe. Konsiderojmë se ky ndalim bëhet me qëllim të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit ndaj punës së deputetit, Slobodan Petroviç.

2. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që situata të këtilla presioni ndaj deputetëve të mos ndodhin.

3. Kërkojmë nga Zyra për politikë të jashtme e BE-së, përkatësisht nga përfaqësuesja Federica Mogherini që të ushtrojë presion tek Qeveria Serbe për sqarimet e nevojshme mbi arsyen dhe rrethanat e këtij rasti si dhe presionin në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla në të ardhmen.

4. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës që me seriozitet ta trajtojnë këtë rast dhe të ofrojnë siguri për deputetin Slobodan Petroviç dhe familjen e tij.