Këto janë pikat që do të votohen të premten për ushtrinë

Aktuale December 12, 2018 - 11:38
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot janë takuar ku kanë diskutuar për seancën speciale të transformimit të FSK-së në ushtri.

Përmes një postimi në Facebook, ky grup ka njoftuar se në seancën e së premtes do të votohen tri projektligje për ushtrinë.

  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca për votimin e ushtrisë do të fillojë të premten nga ora 10:00.