Edhe ky deputet i PDK-së pajiset me pasaportë shqiptare

Aktuale December 12, 2018 - 11:12
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Përveç dy ministrave të kabintetit qeveritar, Valdrin Llukës dhe Shyqiri Bytyqit, edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku është pajisur me shtetësi shqiptare rreth një muaj më parë.

Sipas një dekreti të lëshuar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deputeti i PDK-së është pajisur me shtetësi shqiptare më 15 nëntor të këtij viti.

Përveç Lushtakut, edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kanë marrë shtetësinë shqiptare gjatë muajit nëntor të këtij viti, rreth një muaj para se Hahn të deklaronte në Prishtinë se kosovarët mund të mbesin pa viza së paku deri në vitin 2020.

E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha javën e kaluar se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur për lëvizjen e lirë liberalizimin e vizave dhe kërkoi që Shqipëria t’i pajisë ata me pasaporta. /Insajderi

Image