Ditë të ftohta të dhjetorit, ky mot do të mbaj nesër!

Aktuale December 11, 2018 - 23:37
Lexo tjera detaje

Nesër (e mërkurë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nëpër ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.