Haradinajn e telefonon Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan, ja çfarë lajmi merr

Aktuale December 11, 2018 - 21:51
Lexo tjera detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar një telefonatë nga Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash.

Të paktën kështu ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook ku ka thënë se Nash i kumtuar lajmin se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt.

“Kosova kështu është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sapo me telefonoi Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, për të më kumtuar lajmin e jashtëzakonshëm se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt. Kosova kështu është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë.

Ky grant është mbi grantin tashmë të nënshkruar prej 49 milionë dollarësh të Marrëveshjes së mëhershme të Pragut. E falënderova z. Nash për këtë lajm madhor dhe dërgova përmes tij mirënjohjen dhe urimet më të mira për Sekretarin e Shtetit Pompeo, anëtarët tjerë të Bordit, dhe posaçërisht miqtë në Kongres, përfshi Eliot Engel, që kanë ndihmuar këto vite në komunikim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuar të Kosovës me ShBA. Urime!