Veseli merr përkrahjen për ushtrinë nga senatori amerikan

Veseli merr përkrahjen për ushtrinë nga senatori amerikan

Aktuale dhjetor 11, 2018 - 17:49
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me senatorin Gary Peters.

Sipas Veselit senatori Peters është anëtar i Komitetit të Senatit të Forcave të Armatosura dhe i njëjti ka shprehur mbështetje për transformimin e FSK-së në ushtri.

Postimi i plotë:

Në takim me Senatorin, Gary Peters, një mik i madh i Kosovës. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Si anëtar i Komitetit të Senatit për Forca të Armatosura, me senatorin Peters diskutuam për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai shprehi përkrahjen e plotë si dhe patëm një diskutim shumë përmbajtësor për misionin dhe ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë pas transformimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë përkrah Kosovës.