Dy ministra nga Kosova marrin shtetësinë shqiptare

Dy ministra nga Kosova marrin shtetësinë shqiptare

Aktuale dhjetor 11, 2018 - 17:24
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kanë marrë shtetësinë shqiptare gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me një dekret të lëshuar më 20 nëntor të këtij viti i dha shtetësinë shqiptare ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqit.

Ndërkaq, më parë gjatë muajit nëntor, me shtetësi shqiptare u pajisë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Teksa dy ministrat e Qeverisë së Kosovës janë pajisur me shtetësi të Republikës së Shqipërisë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha javën e kaluar se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur për lëvizjen e lirë liberalizimin e vizave dhe kërkoi që Shqipëria t’i pajisë ata me pasaporta.

“Duhet të na njihen dy shtetësitë, kjo është mënyra më e afërt që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Kisha kërkuar nga Shqipëria, ta merr një hap të tillë, që të mos mbesin të izoluar”, deklaroi ai. /Insajderi

Image