Hoxhaj i reagon ministrit sllovak për ushtrinë

Hoxhaj i reagon ministrit sllovak për ushtrinë

Aktuale dhjetor 11, 2018 - 16:26
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj qëndrimeve të shteteve mos-njohëse të BE-së lidhur me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.

Në një postim në Twitter ka thënë se shqetësimi kryesor i këtyre vendeve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe jo vendimmarrja e një shteti Sovran sikurse është Kosova.

“Shtetet anëtare të BE-së që janë duke vonuar padrejtesisht njohjen e pavarësisë së Kosovës janë duke kontribuar në destabilizim të rajonit. Ato nuk duhet të brengosen me punët dhe vendimet e brendshme të Kosovës. Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit nga ana e Kosovës” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Reagimi i zëvendëskryeministrit, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së erdhi pas deklaratave të forta të ministry ttë jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak i cili deklaraoi se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve për formimin e ushtrisë. 

“Pozicioni i BE-së është i qartë që ushtria të bëhet në koordinim me institucionet dhe Kushtetutën, ata kanë thënë se duhet edhe mbështetje ndërkombëtare, gjë të cilën momentalisht nuk e ka Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak