Ministri i Jashtëm i Francës në mars viziton Kosovën

Aktuale December 11, 2018 - 16:08
Lexo tjera detaje

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean Yves Le Drian do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë në mars të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Ministri i jashtëm francez Le Drian konfirmon vizitën në Prishtinë…

Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, pata rastin që të bashkëbisedoj me ministrin e jashtëm francez Le Drian, me të cilin u pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë në të gjitha fushat.

Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të kemi nisma të reja, ku Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës. Ministri i jashtëm Le Drian, konfirmoi vizitën në Prishtinë në mars të 2019, për të konkretizuar nisma të prekshme bashkëpunimi.