10 mënyrat si mund të financohet Ushtria sipas deputetit nga LDK-ja

Aktuale December 11, 2018 - 15:56
Lexo Detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka përmendur 10 mënyra ku sipas tij do të mund të financohej Ushtria e Kosovës pa kërkuar para nga qytetarët.

Arsyen e parë që Avdyli ka përmendur është zvogëlimi i pagës së kryeministrit si dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.

Ka përmendur edhe zvogëlimin e Qeverisë në 10 ministri me nga një zëvendësministër.

Haxhiu po ashtu ka përmendur si ide edhe zvogëlimin e pagës së deputetëve dhe largimin e 20 këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Avdylit:

Para se me dalë për të kërkuar para nga qytetarët ,ja disa forma për sigurimin e perkrahjes financiare për Ushtrinë :

Zvogëlimi i pagës së Kryeministrit dhe mbi 600 zyrtarëve të zyres se tij.

Zvogëlimi i Qeverisë në 10 ministri me nga një zëvendës ministër .

Zvogëlimi i pagës së deputetëve, dhe largimi i 20 këshilltarëve të kryeparlamentarit.

Moratorium në blerje të makinave për zyrtarë e blerje të makinave ushtarake.

Ndalja e fondeve për presidentin e shtetit për promovim personal e lobim të dëmshëm të tij.

Zvogëlimi i fondeve për MPJ dhe për ambasadorët e panevojshem e familjet e tyre .

Zvogëlimi i shpenzimeve të karburanteve ,drekave luksoze dhe mëditjeve.

Ndalimi i faljes së borgjeve per operatorët ekonomik, dhe ndalimi idhurimit të parasë publike për qëllime elektorale.

Pastrimi i listave të veteranëve të rrejshëm dhe përfituesëve tjerë të pamerituar të fondeve sociale.

Konfiskimi i pasurisë së të mafisë politike .

Mund të ketë edhe shumë masa tjera që do mund risiguronim disa qindra milionë Euro shtesë për Forcat tona të armatosura pa tentuar që ta mjelim edhe më shumë taksapaguesin tonë.