Haradinaj: Ftesat nga Specialja nuk përbëjnë kiamet

Aktuale December 11, 2018 - 15:44
Lexo Detajet

Pak ditë pas bërjes publike të ftesave të Prokurorit të Specializuar ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka konsideruar se këto ftesa nuk përbëjnë ndonjë kiamet të madh, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se secili që ftohet nga Prokurori duhet të shkojë të paraqitet dhe t’i kryejë detyrat e veta.

“Ftesa për të ose për të tjerët, kushdo qofshin ata, nuk është ndonjë kiamet. Unë besoj që qytetarët e Kosovës nëse i besojnë vetes, lirisië së tyre, të drejtës së tyre, s’kanë pse të shqetësohen. Kushdo që thirret shkon, kryn detyrat e veta, kthehet, nuk e shoh ndonjë kiamet të madh dhe i kisha luitur të gjithë që ta marrin kështu”, ka deklaruar ai gjatë ditës së sotme.

LEXO EDHE: Haradinaj: Mogerini e ka mbytur dialogun

Në një konferencë për media kreu i ekzekutivit bëri një krahasim të “kurbetqarëve” me të ftuarit nga Specialja.

“Ne dikur kur kemi qenë të rinj shkonim të kurbet, shkonim për të kërkuar punë dhe njëherë mezi i bënim paratë për të udhëtuar. Kur shkonim në kurbet i bënim barrë ndokujt në familje, ndonjë dajë, ilake etj. Po të ktheheshim pa gjeur punë na bërtisnin, se harxhonim paratë. I vetmi dallim është që këta që shkojnë luten të mos gjejnë punë atje, jo më shumë. Ne lutemi që krejt të kthehen pa gjetur punë atje”, ka potencuar Haradinaj.

Ndryshe, tashmë është bërë e ditur se Prokurori i Specializuar i ka nisur ftesë për intervistim ish-Komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ish-Kryetarit i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ish-Komandatin e UÇK-së, Nazif Mehmeti dhe ish-komandanti i UÇK-së dhe anëtar i i PDK-së, Sami Lushtaku/Zeri