Pengesa kryesore për mosliberalizim të vizave, sipas njohësit të çështjes

Aktuale December 11, 2018 - 15:26
Lexo Detajet

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbesin të izoluar nga Evropa, përkatësisht zona Schengen, transmeton zeri.info.

E që kjo çështje të kthehet në agjendën e BE-së, Demush Shasha nga Instituti EPIK i cili është edhe njohësi i këtyre çështjeve, ka thënë për Gazetën “Zëri” se Kosova duhet të shënojë progress në fushën e drejtësisë, përkatësisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

LEXO EDHE: Pse Kosova nuk mund të jetë në agjendë për liberalizimin e vizave më 2019

“Në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave Kosova ka humbur shumë kohë për arsye tërësisht politike. Institucionet e Kosovës nuk duhet të përmendin data rreth çështjes së vizave, por të fokusohen në vazhdimin e përmbushjes së të gjitha 95 kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit. Nëse Kosova shënon progres të shtuar në këtë drejtim procesi i liberalizimit të vizave mund të kthehet në agjendën e institucioneve të BE-së gjatë vitit 2019”, ka potencuar ai.

Progres, sipas tij, do të nënkuptonte ndalimin e presionit politik mbi sistemin e drejtësisë dhe garantimin e një mjedisi pozitiv, transparent dhe të besueshmërisë së sistemit të drejtësisë, i cili bazohet në punën e njerëzve profesionistë, apolitikë dhe me integritet publik./ZERI