Ministria e Shëndetësisë: Vitin e ardhshëm të gjithë specialistët punësohen

Aktuale December 11, 2018 - 15:11
Lexo Detajet

Zyra për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) ka thënë për “Zërin” se janë duke u angazhuar në mënyrë që në vitin e ardhshëm të gjithë specialistët të punësohen. “MSH-ja dhe SHSKUK-ja kanë kërkuar që për vitin 2019 në SHSKUK dhe në njësitë e saj të lejohet punësimi i 300 profesionistëve shëndetësorë, prej të cilëve shumica specialistë.

Me miratimin e buxhetit do të zhvillohen edhe procedurat për rekrutimin e profesionistëve sipas nevojave që i kanë institucionet. MSH-ja është e angazhuar që gjatë vitit të ardhshëm të mos ketë specialistë të papunë”.

Sipas kësaj zyre, në vitin e ardhshëm do të fillojnë të hapen konkurset për punësimin e specialistëve. “Pas miratimit të buxhetit, në vitin tjetër të hapen edhe konkurset, transmeton zeri.info.

Aktualisht janë dhjetëra specialistë që presin të rekrutohen në sistemin publik shëndetësor dhe të cilët pritet të angazhohen gjatë vitit 2019”, thuhet mes të tjerash në përgjigjen e Zyrës për Medie të Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se gjatë këtij viti numri i specialistëve të rekrutuar ka mundur të jetë më i madh, siç ka thënë ajo, sikur disa prej tyre të kishin pranuar të punësohen edhe jashtë QKUK-së./ZERI