Pse Kosova nuk mund të jetë në agjendë për liberalizimin e vizave më 2019

Aktuale December 11, 2018 - 14:52
Lexo Detajet

Çështja e liberalizimit të vizave si duket po bëhet më e komplikuar.

Data të ndryshme janë dhënë kohëve të fundit nga politikanët tanë ndërsa së fundmi ishte Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së se datë reale mund të jetë viti 2020, transmeton zeri.info.

Për këtë, Gazeta “Zëri” ka biseduar me Artan Muratin nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i cili ka thënë se shkaku që Rumania e merr presidencën e BE-së dhe që është shtet që nuk e ka njohur Kosovën, Kosova mund të mos jetë në agjendë të Këshillit të Ministrave vitin e ardhshëm.

“Rumania do ta marrë presidencën më 1 janar 2019. Kjo mund të krijojë skepticizëm sepse Rumania nuk na ka njohur dhe nuk mund të na përfshijë në agjendë, por jodomosdoshmërish kjo qëndron sepse nëse do të kishte klimë të gatshme përbrenda BE-së normalisht që mundet edhe Rumania ta përfshijë në agjendë. Unë e shoh si të pamundur përfshirjen e Kosovës në agjendë përgjatë periudhës janar – qershor, për shkak se do të ketë zgjedhje të reja në Parlamentin Evropian dhe kjo është arsyeja pse na ka përfshirë në agjendë Austria tash së fundmi”, ka thënë Murati për “Zërin”.