Shumë reparte me nga një specialist në ndërrimin e natës

Aktuale December 11, 2018 - 14:28
Lexo Detajet

Shumë reparte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale kanë në ndërrim të natës vetëm një deri në dy specialistë kujdestarë.

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka thënë për “Zërin” se në QKUK janë gjithsej 103 mjekë kujdestarë, prej tyre disa janë specialistë e disa specializantë.