Në çfarë forme duhet të vazhdojë dialogu sipas Vetëvendosjes

Aktuale December 11, 2018 - 14:16
Lexo Detajet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë se zgjidhja më e mirë për ta vazhduar dialogun me Serbinë, është propozimi i subjektit ku ai bën pjesë.

Në një bisedë për Gazetën “Zëri”, Kurteshi ka thënë se nuk duhet të diskutohen kufijtë e të analizohen 33 marrëveshjet e arritura me Serbinë, E për këtë ai ka thënë se subjektet politike në parim janë pajtuar për atë propozim, por nuk po e votojnë.

““Të them të drejtën subjektet politike janë pajtuar në parim me këtë që po propozojmë ne, por kur po vjen puna për të votuar nuk po votojnë. Ata janë pajtuar që të mos diskutohet për kufijtë, janë pajtuar që duhet të bëhet një analizë e 33 marrëveshjeve që janë nënshkruar, për të parë se cilat janë efektet e tyre, çka po respektohet nga ana e Serbisë e çka nuk po respektohet, gjithashtu janë pajtuar për ta bërë një listë me kërkesa të Kosovës ndaj Serbisë”, ka deklaruar ai.

E tek pastaj sipas tij mund të flitet për rezolutën dhe ekipin negociator.

Ndërkohë nuk e ka përkrahur propozimin e PSD-së që edhe opozita të bëhet pjesë e grupit negociator./ZERI