Haxhiu: Haradinaj ka tendencë t’ua mbyllë gojën prokurorëve special

Aktuale December 11, 2018 - 10:40
Lexo Detajet

Vendimin e Haradinajt që prokurorët special të kenë shtesa në paga, deputetja e  VV-së, Albulena Haxhiu po e sheh si tendencë për t’ua mbyllur gojën atyre.

Kjo për arsye se sipas saj, ata janë prokurorët që po e trajtojnë rastin e ngritjes së pagës së Haradinajt nga vet ai, transmeton zeri.info.

Postimi i plotë:

Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t'ia mbyllur gojën prokurorëve special.

Për t'a dëshmuar të kundërtën prokuroria duhet të veproj menjëherë karshi shkeljes penale të Kryeministrit dhe ministrave që e kanë votuar atë vendim të paligjshëm.