Sherifi: Projektrezoluta e PSD’së për dialogun nuk ia heq Thaçit kompetencat

Aktuale December 11, 2018 - 00:02
Lexo Detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi thotë se është shumë e rëndësishme arritja e një marrëveshje për dialogun me Serbinë.

Ai ka sqaruar se as presidenti Hashim Thaçi dhe as kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të kenë kompetenca më shumë se që u lejon Kushtetuta.

“Presidenti përfaqëson politikën e jashtme por nuk e negocion’, tha Sherifi në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai ka sqaruar se me projektrezolutën dhe projektligjin e PSD’së as nuk hiqen e as nuk shtohen kompetencat për presidentin në dialog.

“As Projektrezoluta dhe projektligji rezoluta e as projektligji për dialogun nuk ia marrin kompetencat presidentit në dialog’, shpjegoi ai