Ambasadori gjerman: Dialogu mes Vuçiqit dhe Thaqit ka ardhur në një fund të vdekur!

Aktuale December 10, 2018 - 23:39
Lexo Detajet

Ambasadori gjerman në Serbi Thomas Schieb tha se mospajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve do të ishte i dëmshëm edhe për rajonin në përgjithësi.

Këto fjalë ambasadori gjerman Scheib i tha në intervistë për të përditshmen serbe ‘Danas’, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se ka ardhur në një fund të vdekur.

“Për fat të keq situata aktuale është e shtrënguar. Është e rëndësishme që tëdy palët të kontribuojnë në de-eskalimin e situatës dhe të rifillojnë bisedimet.”,u shprehë Scheib.

“Megjithëse duket se dialogu mes presidentit Vuçiq dhe Thaqi ka ardhur në një fund të vdekur, besoj se  një marrëveshjepër normalizim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është i mundur.”,vazhdoi ai.

“Sipas mendimit tim, është e rëndësishme tani që të dyja palët të përqendrohen në çështjet thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe Serbi.”, u shprehë Thomas Scheib.