Largohen kiosqe në Podujevë

Aktuale December 10, 2018 - 17:09
Lexo Detajet

Drejtoria e Inspeksionit ka vendosur që t’i largoj kisoqet në rrugën “Zahir Pajaziti” dhe në rrugën “19 Qershori” në qendër të Podujevës.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga kjo drejtori thuhet se të të gjithëve u ndalohet ushtrimi i zejes nëpër kiosqe nga data 18 mars të vitit 2019.

“Njoftohem të gjithë personat fizikë dhe juridikë të kiosqeve në këtë dy rrugë, të cilët ushtrojnë veprimtari hoteliere (hamburger, dyner, fast food), zejtare (rrobaqepës, këpucëtar, floktar), dhe veprimtari të tjera (produkte kozmetike, material për ceremoni mortore) se u ndalohet ushtrimi i zejes nëpër kiosqe nga data 18.03.2019. Kërkohet nga pronarët e këtyre kiosqeve të respektojnë këtë vendim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit.

Sipas njoftimit, në rast të mosveprimit, Inspeksioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmerr masa masa përkatëse ligjore, mbylljen dhe largimin e kiosqeve dhe inicimin e procedurave gjyqësore.

“Mbetemi të përkushtuar që të mbrojmë dhe të stimulojmë zhvillimin e të gjitha bizneseve në komunën tonë, por mbi të gjitha jemi të interesuar që të mbrojmë interesin publik të qytetarëve tanë me realizimin e të gjitha projekteve të parapara”, përfundon njoftimi.