Mogherini i bën thirrje qeverisë: Tërhiqeni taksën

Aktuale December 10, 2018 - 16:38
Lexo Detajet

Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta revokojë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Ajo ka thënë se iu takon Kosovës dhe Serbisë se si do të duket marrëveshja finale mes tyre por sipas saj, nuk do të pranohet kufi me linja etnik, njofton Klan Kosova.

Këto komente kryediplomatja evropiane i bëri në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel , njofton Klan Kosova.

Marija Pejçinoviq-Buriq, ministre e jashtme e Kroacisë ka konfirmuar poashtu se  temë kyçe e këtij takimi ka qenë Kosova.