Një prej personave që kërcënoi Njazi Thaçin, djali i kandidatit të VV-së për kryetar të Obiliqt

Aktuale December 10, 2018 - 16:20
Lexo Detajet

Të premten e kaluar Indeksonline ka raportuar se Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi është kërcënuar.

Rasti në fjalë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, të cilët bën të ditur se rasti është hapur për hetim si kanosje dhe se ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë.

Por burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një prej dy të dyshuarve që kanë kërcënuar Thaçin, është djali i kandidatit për kryetar të komunës së Obiliqit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aziz Bici.

Të njëjtat burime kanë thënë në ditën kur Thaçi është kërcënuar, i është thënë se ka të fala nga Bici.

Ndryshe Indeksonline gjatë të shtunës ka provuar të kontaktojë vetë Bicin, por që i njëjti ka deklaruar se nuk di asgjë lidhur me rastin në fjalë.