Petroviq: I thash BIA-s se 400 serb janë të gatshëm t’i bashkohen FSK-së

Aktuale December 10, 2018 - 15:59
Lexo detajet

Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq u ndalua të shtunën në vendkalimin kufitar nga pjesëtarët e MUP-it serb, dhe pastaj nga ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), raporton “Zeri.info”.

 Petroviq tha se njerëzit të cilët thanë se ishin nga BIA e morën në pyetje për gjysmë ore në lidhje me situatën në Kosovë, FSK-në, Radoiçiqin, por edhe për kundërshtimin e tij ndaj mbylljes arbitrare të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Ata më urdhëruan për të shkuar në stacionin e policisë, ku kam qëndruar deri në orën 13:30, kur atje mbërritën dy burra të cilët thanë se ishin nga BIA”, shpjegon Petroviq, raporton portali serb Kossev, transmeton zeri.info.

LEXO EDHE: Petroviq tregon detaje tronditëse pas arrestimit nga BIA serbe

Ai tha se një gjysmë ore kanë folur për situatën në Kosovë, FSK-në, të cilët kishin pohuar se ky formacion është braktisur nga 130 serbë, dhe shton, “por iu kam thënë atyre se janë rreth 400 serbë që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t'u bërë pjesë e FSK-së” .

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tha se ai gjithashtu është pyetur për Radojiçiqin, pa specifikuar se çfarë konkretisht, dhe një nga pyetjet ishte pse ai ishte kundër mbylljes arbitrare të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“U thashë atyre se serbët nuk janë të kërcënuar nga shqiptarët dhe se unë si anëtar i Kuvendit të Kosovës i zgjedhur nga qytetarët punoj në kuadër të mandateve dhe ligjeve të Kosovës”, shtoi  Petroviq./Zeri