Ambasadori amerikan: Zyrtarët në Kosovë punojnë për interesa personale

Aktuale December 10, 2018 - 13:29
Lexo detajet

Ambasadori i ri Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett gjatë ditës së sotme në një deklaratë për media ka thënë që zyrtarët shtetëror marrin mito dhe ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë, raporton “Zëri.info”.

Ai po ashtu shtoi që në Kosovë zyrtarët e vendosin interesin personal mbi atë të publikut.

“Korrupsioni zvogëlon besimin e qytetarëve dhe investimet e jashtme dhe tani ka ardhur koha që të ecim një hap tutje,  të kalojmë prej transparencës në llogaridhënie”, tha Kosnett.

Lidhur me punën që ka bërë Qeveria e Kosovës për ta luftuar korrupsionin ambasadori tha që nuk është e mjaftueshme pavarësisht progresit të shënuar.

LEXO EDHE: Diplomati austriak me një deklaratë të papritur për Kosovën

“E përgëzoj qeverinë për të gjitha gjërat që ka bërë për luftimin e korrupsionit, e përgëzoj kuvendin për ligjet e fundit e miratuara. Por është e çartë se kjo nuk mjafton ligjet e mira janë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë. Sot do të fokusohem në konfliktin e interesit sepse siç e dimë shumë zyrtarë punësojnë të afërt, ndikojnë në gjykata dhe gjëra të tjera”, tha ai.

Kosnett ndër të tjera ka kujtuar edhe kohën kur ka punuar në Kosovë dhe dallimet mes asaj kohe dhe tash.

“Kur kam punuar në 2003 në Kosovë gjërat ishin shumë më ndryshe, vendi ishte në periudhë të rimëkëmbjes pas luftës, ku 6 muaj më vonë u largova por Kosova më mbeti në mendje dhe në zemër”, kujtoi ai, transmeton tutje “Zëri.info”.

Këto komente ai i bëri  gjatë një konferencë në të cilën u shënua hapja e “Javës Kundër Korrupsionit. /ZËRI