Tahiri: Kundërshtimi nga disa shtete nuk e pengon formimin e ushtrisë

Aktuale December 10, 2018 - 12:57
Lexo detajet

Këtë javë Kuvendi i Kosovës do t’i miratojë tri ligjet që e mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndërruar emrin, shkruan gazeta "Zëri".

Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se kundërshtimet nga disa shtete nuk do të paraqesin problem për Kosovën në procesin e formimit të ushtrisë. Ai më tej ka thënë se reagimet brenda NATO-s nuk janë të arsyeshme, pasi është pikërisht NATO-ja që ka konfirmuar vite më parë se FSK-ja është e gatshme të shndërrohet në ushtri. 

LEXO EDHE: Java e ushtrisë

“Nuk e kam parë të arsyeshme që në NATO të reagojmë, pasi më herët NATO-ja ka kërkuar që ushtria e Kosovës të bëhet me ndryshime kushtuese, pra nuk po thonë se Kosova nuk duhet të ketë ushtri, por vetëm po kërkojnë ndryshime kushtetuese. E kështu po i bie që ne po varemi nga Lista Serbe a të kemi shtet dhe a të kemi ushtri”, ka vlerësuar Tahiri.

Duke folur për çështjen e buxhetit Tahiri ka thënë se nuk është shqetësuese kjo çështje, pasi për formësimin e ushtrisë na duhen edhe donacione e mbështetje nga aleatët. /ZERI