Pjesëtarët e FSK-së trajnohen me autoblinda në Gjermani

Aktuale December 10, 2018 - 12:07
Lexo detajet

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Por trajnimet që po i bënë në shtete të fuqishme si, Amerika, Anglia e Gjermania janë më të veçanta.

Gjatë verës një grup i pjesëtarëve të FSK-së kanë qëndruar në Gjermani ku janë trajnuar për përdorimin e automjeteve të rënda, të blinduara.

LEXO EDHE: Seanca për ushtrinë të premten në ora 10:00

Në një video që ka siguruar Indeksonline, shihet një pjesëtar i FSK-së i vendosur mbi një autoblind duke qarkulluar në rrugët e Gjermanisë.

Ndryshe të premten, me 14 dhjetor deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë tri projektligje të cilat i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri.