Shi e borë në javën e ardhshme në Kosovë

Aktuale December 09, 2018 - 21:40
Lexo Detajet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për motin, duke treguar se java e ardhshme pritet të sjellë shi e borë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Të hënën parashihet të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të shoqërohen me fjolla bore. Nga e marta deri të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Nga pasditja e së enjtes, kryesisht gjatë natës parashihen reshje kryesisht në formë bore dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sa i përket fushave barike, pos ditës së hënë, ditët tjera do të kenë ngritje, dukshëm mbi vlerat e normales.

Masat e ajrit do të kenë qarkullim të mjaftueshëm dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Temperaturat minimale parashihen të bijnë deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri11m/s.”, përfundon komunikata e IHMK’së.