Këto janë mjetet ushtarake që i erdhën mbrëmë FSK’së nga Amerika (FOTO)

Aktuale December 09, 2018 - 19:00
Lexo Detajet

Se Kosova është gati ta krijojë ushtrinë, e tregojnë edhe prurjet e pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Metro i ka siguruar fotografitë përmes burimeve në Qeverinë e Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në transportin e këtyre mjetëve dhe pajisjeve ushtarake nga SHBA’ja.

Po ashtu burimet e gazetës kanë mësuar se këto pajisje ushtarake kanë ardhur mbrëmë gjatë orëve të vona, ku kanë mbërritur disa kamionë me 20 autoblinda në Prishtinë, e të tjera do të arrijnë ditëve në vazhdim.

Ndryshe, kryeministri Ramush Hardinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se më 14 dhjetor Kosova do të bëhet me ushtri, ndonëse një gjë të tillë shefi i NATO’s nuk e ka parë si të favorshme për këtë moment. Mirëpo, ambasadori amerikan tha se krijimi i ushtrisë është i natyrshëm.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto ku shihen autoblinda dhe mjete ushtarake.  

Image
Image
Image
Image
Image