Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk duam dialog, por plotësim të kërkesave

Aktuale December 09, 2018 - 18:19
Lexo Detajet

Studentët nuk janë vonuar t’i përgjigjen kryeministrit Edi Rama për ftesën e tij për dialog ditën e nesërme.

Ata janë shprehur se nuk ka negociata me asnjë prej qeverisë, as Edi Ramën e asnjë tjetër.

“Studentët nuk pranojnë. Jo negociata.

Të plotësojë kërkesat. Ne jemi këtu në shesh të gjithë bashkë, nuk ka përfaqësi.

Nuk ka negociata”, janë shprehur studentët të gjithë së bashku, shkruan Lapsi.