Kurti: Raporti gjashtëvjeçar për dialogun Kosovë-Serbi po bllokohet

Aktuale December 09, 2018 - 15:40
Lexo detajet

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar Kryesinë e Kuvendit të Kosovës që sipas tij nuk po e fusin në agjendë raportin qeveritar për marrëveshjen e dialogut gjashtëvjeçar. Sipas tij ky raport edhe pse është marrë para pesë muajve ende nuk ka arritur që të futet për diskutim në seancën plenare, transmeton “Zëri.info”.

“Sot, me 9 dhjetor, u bënë pesë muaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) Kosovë-Serbi. Por, ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të sjellet në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

LEXO EDHE: Kurti arsyeton BE-në për vizat, fajëson liderët

Tutje ai ka deklaruar që ky raport ka mbetur i bllokuar nga “regjimi” në fuqi siç e quan ai, koalicionin qeverisë.

“Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqësh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri”, përfundon postimi i Kurtit. /ZËRI

Image