Përshëndetja e çuditshme mes Ramës dhe Haradinajt

Aktuale December 09, 2018 - 13:01
Lexo detajet

Pak ditë më parë në Tiranë u shfaq premierë një dokumentar, i cili i kushtohej jetës së futbollistit Lorik Cana.

Të ftuar ishin personalitete nga politika, sporti, arti, televizioni etj. Në tavolinën qendrore ishin të pozicionuar kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Image

Kryeministri Rama u largua para kohe dhe në këto foto të shkrepura nga paparazzi i ‘Panorama’, ky është momenti kur ai përshëndet homologun e tij nga Kosova.

Pra, nuk është një dhënie dorë, as një përqafim, por shtrëngim i kokës me duar dhe afrim i kokës së tij te koka e Haradinajt. 

Një takim përshëndetje afrimiteti, por krejt ndryshe nga ato të zakonshmet.