Kurti: Të gjithë besojnë se VV mund ta luftojë korrupsionin

Aktuale December 08, 2018 - 18:40
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk beson se Vetëvendosje mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këto komente Kurti i bëri në Podujevë, ku bashkë me kryetarin e Qendrës së Besianës Bajram Ajeti u kanë dëshiruar mirëseardhje mbi 80 anëtarëve që kohët e fundit kanë vendosur t’i bashkohen Lëvizjes.

Sipas një njoftimi të VV-së, gjatë takimit janë anëtarësuar edhe 13 të tjerë duke e shtuar kështu edhe më shumë forcën dhe ndikimin e Lëvizjes. 

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes: 

Mbi 80 anëtarësime në Besianë

Takimet me anëtarët e rinj kanë vazhduar edhe në Besianë. Kryetari Albin Kurti dhe kryetari i Qendrës së Besianës Bajram Ajeti u kanë dëshiruar mirëseardhje mbi 80 anëtarëve që kohët e fundit kanë vendosur t'i bashkohen Lëvizjes. Ndërkohë, gjatë takimit janë anëtarësuar edhe 13 të tjerë duke e shtuar kështu edhe më shumë forcën dhe ndikimin e Lëvizjes.

Gjatë takimit është folur edhe për situatën politike. Kryetari Kurti: "Nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk beson se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk mund ta luftojë korropsionin dhe krimin e organizuar".

Ndërkaq Bajram Ajeti iu ka folur anëtarëve të rinj për rëndësinë e përfshirjes së tyre në pika.Image