Mediat serbe në fushatë: Haradinaj po e godet Serbinë, qe të shpëtojë nga Tribunali Special

Aktuale December 08, 2018 - 18:47
Lexo detajet

Në një shkrim të publikuar në agjencinë e lajmeve ‘tanjug’, thuhet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me qëllim po merr veprime për të tensionuar situatën me Serbinë, vetëm për t’i shpëtuar Tribunalit Special, transmeton Gazeta Express.

Kështu ka thënë drejtori i “East West Bridge”, Jovan Kovacic, i cili përveç tjerash pretendon se Haradinaj është njëri prej kandidatëve kryesor për t’u përballur me Triubnalin Special.

LEXO EDHE: Gjuriq: Çfarëdo mase e re nga Kosova kundër Serbisë do ta shtynte situatën drejt kolapsit

“Haradinaj nuk është i interesuar që të qetësoj situatën, sepse ai është i shqetësuar se më pas në agjendë do të vendosen tema tjera të hapura, siç janë hetimet për krime  të luftës dhe Gjykata Speciale”, ka thënë Kovacic.

 Sipas tij kryeministri kosovar po bënë gjithçka për të shmangur normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në këtë shkrim gjithashtu është përfshirë edhe deklarata e sotme e kryeministrit Haradinaj dhënë për televizionin shqiptar A2, se mund të ketë masa edhe më të rrepta kundrejt Serbisë, përveç taksës 100 për qind.