Gjuriq: Çfarëdo mase e re nga Kosova kundër Serbisë do ta shtynte situatën drejt kolapsit

Aktuale December 08, 2018 - 18:28
Lexo detajet

Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se çfarëdo mase e re që do të vendoset nga Kosova për Serbinë, do ta shtyjë situatën edhe më tej drejt kolapsit.

Këto deklarata Gjuriq i ka bërë pas një interviste të kryeministrit Haradinaj, i cili paralajmëroi masa të reja për Serbinë, përveç taksës 100 për qind.

“Serbia është e shqetësuar, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë vëmendje ndaj veprimeve të Prishtinës të cilat nuk kanë kufij”, ka thënë Gjuriq, shkruan 'tanjug', transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: MAPL-ja i ka pranuar dorëheqjet, por ende nuk i ka shqyrtuar

Sipas tij duhet që të reagohet sa më shpejtë.

“Është e nevojshme të reagohet dhe që komuniteti ndërkombëtar të bëj diçka sa nuk është shumë vonë “, ka thënë ndër të tjera Gjuriq