Emrat e 79 Zëvendësministrave, i shkaktojnë zullum shtetit prej 2.5 milionë € në vit

Aktuale December 08, 2018 - 16:22
Lexo detajet

Gjithsej 79 zëvendësministra janë të emëruar aktualisht në Qeverinë Haradinaj. Vetëm një zëvendësministër i kushton shtetit 2 mijë e 750 euro në muaj, e 32 mijë e 520 euro në vit. Ndërkohë, që të gjithë zëvendësministrat bashkë e “tkurrin” buxhetin e shtetit më të varfër në rajon për rreth 2 milionë e e 569 mijë e 80 euro në vit, shkruan Gazeta Express.

‘Shqetësues’ dhe ‘të papranueshëm’ e quante Ramush Haradinaj, numrin e madh të Ministrive e të zëvendësministrave në Qeverinë Mustafa.

Kishte thënë se zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri, dhe se është e pakuptimtë që të ketë më shumë se një zëvendësministër nëpër Ministri.

“Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste”, kishte thënë Haradinaj, në postimin e tij të bërë më 16 dhjetor të vitit 2014’të.

Por, me të ardhur në pushtet, Kryeministri Ramush Haradinaj e rriti numrin e zëvendësministrave në rreth 80’të. Pothuajse secila Ministri, tash ka katër deri në gjashtë zëvendësministra.

Përjashtim bëjnë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe e Integrimeve Evropiane, të cilat kanë mbetur me vetëm nga një.

Në Zyrën e Kryeministrit i kanë thënë Gazetës Express se aktualisht në Qeverinë Haradinaj janë të emëruar 79 zëvendësministra, për të cilët shteti harxhon me miliona euro në vit.

Numri i madh i tyre përveç që është vlerësuar si i panevojshëm nga monitorues të ekzekutivit, i kushton Kosovës edhe në aspektin financiar.

Vetëm një zëvendësministër i kushton buxhetit 2 mijë e 710 euro në muaj, e 32 mijë e 520 euro në vit.

- Paga e një zëvendësministri është 1 mijë e 200 euro. Secili zëvendësministër ka të drejtë që të ketë një asistent/e, dhe një vozitës.

Ndërkohë, që gjithë zëvendësministrat bashkë i shpenzojnë shtetit 2 milionë e 569 mijë e 80 euro në vit.

Përveç pagës, pozita e zëvendësministrit atyre u ka siguruar shumë beneficione të tjera. Ata marrin para nga buxheti i shtetit edhe për ushqim, derivate, telefona.

Vetëm për telefonat e zëvendësministrave ishin paraparë të shpenzoheshin 63 mijë euro.

Gjithë kjo ngase secili zëvendësministër me tu emëruar në këtë pozitë ka të drejtë që të blejë një telefon në vlerë deri në 800 euro, ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë se sa prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë benefit.

Me këtë telefon ata mund të bëjnë thirrje në vlerë deri në 150 euro në muaj, dhe thirrje deri në 100 euro me telefon të zyrës.

Ndërsa për ushqimin dhe pijet e tyre, ata mund të shpenzojnë rreth 16 mijë euro në muaj, përkatësisht secili nga 200 euro.

Derisa nuk kanë asnjë limit se sa mund të shpenzojnë për karburante me vetura zyrtare, por mesatarja është 200 euro në muaj.

Shpenzimet e zëvendësministrave nuk mbarojnë këtu. Ata kanë të drejtë që të kenë edhe një asistentë dhe një vozitës. Paga e asistentit të zëvendësministrit është 419 euro, ndërsa paga e shoferit është 441 euro.

Një zëvendësministër ka po ashtu në dispozicion 3 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, si dhe gëzon të drejtën e marrjes së 70 për qind të pagës për gjashtë muaj pasi të largohet nga puna.

Gazeta Express ua sjell të plotë listën e zëvendësministrave dhe Ministritë përkatëse në të cilat ata ushtojnë pozitën e zëvendësministrit./Express

      Zëvendësministrat e emëruar të Qeverisë së Republikës së Kosovës (79)

MFSK – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

1.      z. Burim Ramadani ,

2.      z. Agim Çeku

MMPH –Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , 

1.      z. Aleksander Spasië,

2.      z. Kurtan Kajtazi ,

3.      z. Bashkim Musliu

4.      z. Besim Demi

5.      znj. Milena Zdravkovic

6.      z. Gjergj Beka

MZHE – Ministria e Zhvillimit Ekonomik

1.      z . Hamza Balje

2.      z. Usmen Baldzi

3.      z. Xhavit Zariqi

4.      z. Gani Koci

5.      z. Sami Zeka

MPMS- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

1.      z. Çerkin Dugolli

2.      z. Vesel Makolli,

3.      z. Lulzim Leci

4.      z. Miloš Perovië , 

5.      z. Besart Jashari ,

6.      z. Abdyl Ymeri

MASHT- Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

1.      z. Heset Sahiti,

2.      z. Arbër Geci ,

3.      z.Bajrush Sezairi ,

4.      z. Artan Berisha  

5.      z. Azem Guri

6.      z. Muhamet Kelmendi

MF – Ministria e Financave

1.      z. Fatmir Gashi,

2.      z. Bojan Stojanovië,

3.      z. Mustafa Graica

4.      z. Hyzer Gashi

MeD dhe IS – Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

1.      z. Çerim Bajrami,

2.      z. Faruk Nura

3.      z.Arian Daci,

4.      z. Afrim Bekteshi

5.      z.Isni Kilaj

MTI – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

1.      znj. Arbëresha Krasniqi,

2.      z.Fadil Arifi

3.      z.Bekim Jupa

MD – Ministria e Drejtësisë

1.      znj. Vesna Mikië

2.      z.Naim Qelaj

3.      z.Fadil Nura

MPB- Ministria e Punëve të Brendshme

1.      z. Milan Radojevië,  

2.      z. Izmi Zeka ,  

3.      z. Abduselam Shkodra

4.      z. Isa Xhemajlaj

5.      z.Ekrem Mustafa

MPJ – Ministria e Punëve të Jashtme

1.      znj. Rejhane Vuniqi ,

2.      z. Besnik Hoti,

3.      z. Anton Berisha

MBPZHR – Ministria e Bujqësis Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

1.      z. Vesel Krasniqi,

2.      z. Jeton Emini,

3.      z. Shukri Maxhuni

4.      z.Muvledin Krasniqi

MAPL – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

1.      z. Bashkim Krasniqi

2.      z.Beqir Fejzullahu

MKRS – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

1.      znj. Burbuqe Bakija Deva

2.      z. Resul Makreshi,

3.      z. Boban Stankovië ,  

4.      z. Rexhep Mazrreku

5.      z.Arhim Ajazi

6.      znj.Leonora Morina-Bunjaku

MZHR – Ministria e Zhvillimit Rajonal

1.      znj. Magbule Shkodra

2.      z. Esat Raci

MSH – Ministria e Shëndetësisë

1.      z. Ali Berisha,

2.      z. Agim Çaka

3.      z. Granit Abdullahu

4.      z. Rrustem Musa

MKK – Ministria për Komunitete dhe Kthim

1.      z.  Naser Meta , 

2.      z.  Qazim Rrahmani

3.      z.  Milazim Gashi

4.      z. Florent Hoxha

MIN-Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

          1.z. Bujar Cakolli

MI-Ministrin e Infrastrukturës

      1. z. Rexhep Kadriu

      2. z. Idriz Selimaj

      3. z. Femi Mujota

MAP- Ministria e Administratës Publike

        1.z.Sami Hajdari

       2. z..Hajredin Hyseni

       3.z. Bujar Nerjova

MIE- Ministria e Integrimit Evropian

1.z. Lirak  Çelaj