Mbledhje urgjente pas sulmeve kibernetike nga Serbia

Aktuale December 08, 2018 - 16:17
Lexo detajet

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike nën udhëheqjen e Koordinatorit nacional për siguri kibernetike Selami Shkodra, konform kornizës ligjore në fuqi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me sulmet e fundit kibernetike, ku morën pjesë të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

Këshilli është njoftuar lidhur më sulmet e fundit kibernetike nga institucionet përgjegjëse dhe vlerëson se sulmet e fundit kibernetike, të tipit DDoS të cilat kanë ndodhur ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës, deri më tani nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe asnjë adresë elektronike zyrtare.

LEXO EDHE: Sulmet kibernetike ndaj institucioneve të Kosovës, flasin ekspertët

Gazeta Express ka raportuar dje se posta elektronike e misioneve diplomatike të Kosovës janë sulmuar. Sulmet kibernetike kishin ardhur nga Serbia, Bosnja, e një pjesë edhe nga Maqedonia.

“Në harmoni më strategjinë shtetërore për siguri kibernetike, Këshilli ka marre masat e duhura dhe ka njoftuar institucionet ne varësi dhe personat përgjegjës për hapat qe duhet te ndërmarrin”, thuhet në njoftimin e MPB’së.

Këshilli informon mediat dhe opinionin publik qe nuk ka arsye për shqetësim, dhe si organ kompetent për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës do të mbajë të informuar për çdo kërcënim eventual kibernetikë si dhe për masat parandaluese.