Nasim Haradinaj: Turp t’i ndahet pagë gruas së Rugovës

Aktuale December 07, 2018 - 19:43
Lexo detajet

Nënkryetari i Veteraneve të luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj e ka kritikuar Ramush Haradinajn për vendimin që bashkëshortes së Ibrahim Rugovës, Fanes t’i ndahet një pagë mujore prej 1 000 euro dhe makina.

Ai ka thënë se duhet t’i vie turp tij që e ka marrë këtë vendim dhe asaj që i pranoi këto mjete.

“Turp edhe kjo. Shumë i gabuar. Ajo i merr edhe 30 mijë euro për shpi, nëse është ashtu, ku është nëna e Bahri Fazliut, Hakif Zejnullahut dhe nënat tjera të dëshmorëve? Kjo është turp; ai që e ndan edhe ajo që i merr”, ka thënë Haradinaj në Frontal.

LEXO EDHE: Haradinaj: Cecën e kam kqyrë prej thembrave deri te kryt